
EXPO REAL Kosova është panairi më i madh dhe më gjithëpërfshirës në Kosovë për ndërtim, patundshmëri, materiale ndërtimore dhe industri përcjellëse. I organizuar çdo vit në ambientet moderne të Prishtina Mall, ky panair ofron një platformë të fuqishme për rrjetëzim, promovim dhe bashkëpunim ndërmjet profesionistëve të industrisë dhe mijëra vizitorëve.
Me moton "Investo, ndërto, mobilo!" EXPO REAL Kosova bashkon në një vend të vetëm kompanitë ndërtimore, zhvilluesit e patundshmërive, studiot e arkitekturës e dizajnit, prodhuesit e materialeve ndërtimore, furnizuesit e pajisjeve për shtëpi, si dhe institucionet financiare që mbështesin investimet në banim dhe ndërtim.
Synimi ynë është të krijojmë një urë lidhëse midis tregut dhe inovacionit – ku ekspozuesit prezantojnë zgjidhjet më të fundit dhe vizitorët gjejnë mundësi konkrete për investim, bashkëpunim apo blerje. Me një hapësirë prej 2,800 m², struktura moderne e panairit dhe programi i pasur promovues garantojnë një përvojë cilësore dhe me ndikim.


BANKA DHE INSTITUCIONE FINANCIARE QË OFROJNË KREDI BANESASH

STUDIO ARKITEKTURORE DHE DIZAJNI

KOMPANI NDËRTIMORE DHE ZHVILLUESE

AGJENCI TË PATUNDSHMËRIVE

PRODHUES DHE DISTRIBUTORË TË MATERIALEVE NDËRTIMORE

FURNIZUES TË MOBILEVE, PAJISJEVE TË BRENDSHME DHE TEKNOLOGJISË

Lidhje direkte me mijëra klientë dhe investitorë potencialë

Shtrirje mediatike në të gjithë Kosovën dhe diasporën

Platformë për të promovuar produktet, projektet dhe teknologjitë më të fundit

Rrjetëzim me profesionistë të industrisë dhe institucione financiare










Expo Real Kosova 2025 do të mbahet nga 25 deri më 27 Korrik 2025 në një nga vendet më të mëdha dhe moderne në vend - në Prishtina Mall, me një salle qe ka sipërfaqe prej 2800 m².
Ky lokacion është jashtëzakonisht i përshtatshëm për organizimin e këtij lloji eventi, falë avantazheve të mëposhtme:
Bazuar në këto kushte ideale, pritshmëritë tona për këtë panair janë mbi 30,000 vizitorë gjatë tre ditëve të ngjarjes, duke e bërë këtë një mundësi të jashtëzakonshme për promovim, shitje dhe rrjetëzim për të gjithë ekspozuesit.

Na kontakto duke plotësuar formularin
ose duke na kontaktuar në:
