EXPO REAL Kosova është panairi më i madh dhe më gjithëpërfshirës në Kosovë për ndërtim, patundshmëri, materiale ndërtimore dhe industri përcjellëse. I organizuar çdo vit në ambientet moderne të Prishtina Mall, ky panair ofron një platformë të fuqishme për rrjetëzim, promovim dhe bashkëpunim ndërmjet profesionistëve të industrisë dhe mijëra vizitorëve.
Me moton "Investo, ndërto, mobilo!" EXPO REAL Kosova bashkon në një vend të vetëm kompanitë ndërtimore, zhvilluesit e patundshmërive, studiot e arkitekturës e dizajnit, prodhuesit e materialeve ndërtimore, furnizuesit e pajisjeve për shtëpi, si dhe institucionet financiare që mbështesin investimet në banim dhe ndërtim.
Synimi ynë është të krijojmë një urë lidhëse midis tregut dhe inovacionit – ku ekspozuesit prezantojnë zgjidhjet më të fundit dhe vizitorët gjejnë mundësi konkrete për investim, bashkëpunim apo blerje. Me një hapësirë prej 2,400 m², struktura moderne e panairit dhe programi i pasur promovues garantojnë një përvojë cilësore dhe me ndikim.
Edicioni i vitit të kaluar dëshmoi fuqinë dhe rëndësinë e këtij
panairi si ngjarja më e madhe në Kosovë për ndërtim dhe patundshmëri.
Kompani prezantuan produktet, shërbimet dhe projektet e tyre inovative
Rreth 8,000 vizitorë morrën pjesë, duke përfshirë profesionistë të industrisë, investitorë dhe qytetarë të interesuar
Panelista të cilët mbajtën fjalime frymëzuese dhe panele diskutimi të cilët ndanë praktikat më të mira dhe vizionet për të ardhmen
Hapësirë me atmosferë profesionale dhe dinamike, e cila e beri këtë event një platformë të shkëlqyer për rrjetëzimin dhe krijimin e partneriteteve të reja
BANKA DHE INSTITUCIONE FINANCIARE QË OFROJNË KREDI BANESASH
STUDIO ARKITEKTURORE DHE DIZAJNI
KOMPANI NDËRTIMORE DHE ZHVILLUESE
AGJENCI TË PATUNDSHMËRIVE
PRODHUES DHE DISTRIBUTORË TË MATERIALEVE NDËRTIMORE
FURNIZUES TË MOBILEVE, PAJISJEVE TË BRENDSHME DHE TEKNOLOGJISË
Lidhje direkte me mijëra klientë dhe investitorë potencialë
Shtrirje mediatike në të gjithë Kosovën dhe diasporën
Platformë për të promovuar produktet, projektet dhe teknologjitë më të fundit
Rrjetëzim me profesionistë të industrisë dhe institucione financiare


Expo Real Kosova 2026 do te mbahet me 24 -25 26 Korrik 2026 në një nga vendet më të mëdha dhe moderne në vend - në Prishtina Mall, me një salle qe ka sipërfaqe prej 2800 m².
Ky lokacion është jashtëzakonisht i përshtatshëm për organizimin e këtij lloji eventi, falë avantazheve të mëposhtme:
Bazuar në këto kushte ideale, pritshmëritë tona për këtë panair janë mbi 30,000 vizitorë gjatë tre ditëve të ngjarjes, duke e bërë këtë një mundësi të jashtëzakonshme për promovim, shitje dhe rrjetëzim për të gjithë ekspozuesit.

Na kontakto duke plotësuar formularin
ose duke na kontaktuar në: